Ilda Bejleri, pas sqarimit fillestar, ku hodhi poshtë pretendimet e disa portaleve se ka "ikur nga vendngjarja" ku ndodhej zonja e aksidentuar, reagoi sërish përmes një tjetër postimi në llogarinë e saj të Instagram-it.
Kësaj here, Bejleri pretendon se zonja 63-vjeçare e aksidentuar po kërkon të përfitojë nga gjithë situata e krijuar.
View this post on Instagram
"E di, keni mllef për këdo e sidomos për njerëzit që dalin në ekran! A u shfrytë o shqiptarë? Apo keni akoma? Ju vjen keq për zonjën, që s'i ndodhi asgjë, thjesht një shembje sepse po nxitonte dhe u rrëzua, por fundja edhe për kalimtarët ka ca rregulla. Prandaj ekzistojnë vijat e bardha. Apo jeni të lumtur, sa mirë ju bë kësaj që u gjend rastësisht afër një zonje që endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar si vallë zonja qenka përplasur?!
Apo po kërkon dëmshpërblim tani që i thanë se "mund të përfitosh ndonjë gjë"?! Shumë shpejt do publikojmë edhe dokumentat e spitalit që zonja s'ka pasur asgjë, veçse një shembjeje në këmbë, por pa kontakt me makinën. Thjesht nga nxitimi për të kaluar, sikur jetojmë në Afganistan! E rëndësishme është që zonja ka dalë nga spitali dhe uroj t'i vijnë mendtë me atë rast dhe të mos dëgjojë njerëz që po përfitojnë më shumë prej saj për disa klikime.
Çdo gjë që ka thënë në atë telefonatë është mashtrim. Dhe për këtë ka dëshmitarë. Shfryni gjithë mllefin o njerëz, por nëse ju vjen keq, blijini një shtëpi asaj zonjës që është dëmtuar nga tërmeti, ashtu siç kam ndihmuar unë të tjerë. Stop lajmeve fake! Me gjithë respektin për moshën e zonjës në fjalë, por edhe mashtrimi është krim. Ndoshta mendojnë se do i jap disa lekë zonjës për të mbyllur gojën, por jo. Dje shkova në polici, pashë videon, lashë makinën pa asnjë shenjë dhe u ktheva në shtëpi njësoj, po vetë, shumë e qetë me veten."- shkruan moderatorja.
Ndër të tjera, Bejleri tha publikisht se me Dritare.net dhe Tema do të merret personalisht, duke i akuzuar publikisht për mashtrim.
Dje ishte Dritare.net që raportoi se moderatorja Ilda Bejleri “aksidentoi 63-vjeçaren me iniciale E.Gj dhe u largua nga vendi i ngjarjes”. Po Dritare.net, publikoi një foto të 63-vjeçares që ndodhej në Spitalin e Traumës së bashku me deklaratën e saj.