Orlando Bloom vendosi të bënte tatuazh emrin e të birit, Flynn. Në vend të një tatuazhi pak të guximshëm, Orlando mendoi diçka më minimaliste. Siç mund ta shihni në vijim, tatuazhi konsiston në vendosjen e datës dhe orës së lindjes së të birit, shoqëruar me emrin e tij, ky i fundit i shkruar sipas kodit mors.
Nuk jemi ekspertë të kodit mors – sistem komunikimi, lloj alfabeti që përdor pika dhe viza në vend të shkronjave dhe numrave krijuar nga Samuel Morse – por ja që disa njerëz punojnë më shumë se ne. Një prej tyre tha: “Nëse kodi mors supozohet të shkruajë Flynn, atëherë e ke gabim.” Në fakt, ka të drejtë sepse mungon një pikë, e cila automatikisht e kthen shkronjën l-ë në r-ë.
Për fat të mirë, artisti i tatuazhit është i vetëdijshëm për gabimin dhe shkroi se “po, mungon një pikë, e dimë. Do ta rregullojmë”.
Flynn, djali i Orlando Bloom me ish-bashkëshorten Miranda Kerr, është vetëm 9 vjeç dhe ndoshta nuk e njeh kodin mors.