Shqipëria

Tronditet Kosova: Zyrtarja e policisë vret prindërit, 2 vëllezërit dhe veten!

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2020

Tronditet Kosova: Zyrtarja e policisë vret prindërit, 2
Foto ilustruese

Kosova është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, e ndodhur në Gjilan. Një zyrtare e policisë ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas, i ka dhënë fund edhe jetës së saj.

Tronditet Kosova: Zyrtarja e policisë vret prindërit, 2

Sipas të dhënave të para nga autoritetet, thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bujanina”, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar autoren e ndjerë në krim të katërfishtë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ekipi mjekësor dhe forcat e policisë, të cilët po hetojnë për detaje të tjera nga rasti i rëndë.

Burimi: Balkan Web