Një hero në Reddit pyeti të tjerët, “Cila është gjëja më e çuditshme që ju kanë thënë të mos bëni sepse dukeni gay?” dhe përgjigjet janë... të pabesueshme. Për qartësim, gay të bën tërheqja seksuale ndaj personave të të njëjtës gjini. Asgjë tjetër. Po ju e dini vetë.
1. Po lexoja një libër dhe ca çuna më quajtën gay. Jo s’e po lexoja, por se po përdorja një shënjues.
2. Më kanë thënë të mos pastroj dhëmbët me fije dentare sepse është gay.
3. Një shok i imi nuk hante asgjë me formë falike. Salsiçe, bananet, kastravecët, asgjë nga këto s’hante.
4. Një shoqe më tha njëherë se ishi i saj nuk pastronte zonën intime pasi sipas tij, “të prekësh një penis të bën gay.”
5. Shkova në kinema me kunatin. Më tha të mos ulem ngjitur tij se dukemi gay.
6. Më kanë thënë se jam gay ngaqë pëlqej këngëtare apo grupe muzikore me vajza.
7. Dola njëherë me njërin që nuk pinte koktejle sepse i dukeshin gay. Porosiste vetëm birra që të dukej burrë.
8. Mbaj mend që kur isha i vogël, babi më thoshte të mos ulesha këmbë përmbi këmbë.
9. Kam njohur dikur një djalë që nuk fliste për asgjë emocionale sepse “është gay.” S’flisnim dot as për qenusha apo fëmijë të lezetshëm.
10. Një shoqe e imja u nda nga i dashuri sepse e mbante shtëpinë pastër. Ai pastronte çdo darkë dhe sipas saj, ishte gay i fshehur.
Përshtatur nga BuzzFeed