Celebrity

Aktorja u fejua, mund të martohet, por fjalën e fundit e ka e ëma!

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2020

Aktorja u fejua, mund të martohet, por fjalën e fundit e ka e

Të premten, për Shën Valentinin, Amanda Bynes postoi në Instagram lajmin se ishte “fejuar me dashurinë e jetës së saj”. I fejuari është identifikuar si Paul Michael. E! News raportoi se dyshja u njoh në një klinikë rehabilitii dhe se janë bashkë prej muajsh. Në thelb, gjithçka duket mirë e bukur, deri në momentin që Amanda mund të ketë dëshirë të martohet.

Aktorja u fejua, mund të martohet, por fjalën e fundit e ka e

Pas fejesës, nuk është çudi që Amanda dhe Paul të duan të martohen, por fjalën e fundit e ka e ëma, Lynn Bynes. Neama Rahmani, presidente e Avokatëve të West Coast, tha se përgjegjësia për marrjen e vendimit për martesë i takon të ëmës, sepse ajo është kujdestarja e saj dhe kësisoj ka të gjithë të drejtën të mos e lejojë të martohet. Në ligj, njerëzit si Lynn Bynes njihen si kujdestarë dhe emërohen nga gjykata për të menaxhuar çështjet financiare dhe/ose jetën e përditshme të një individi, për shkak të kufizimeve fizike, mendore ose moshore. Këtë të drejtë, nëna e aktores e mori në vitin 2014, pas ngjarjes që bëri bujë në media.

Në tetor të 2014-s, aktoren e shtruan në një spital psikiatrik në Los Angeles, 24 orë pas akuzave të postuara në Twitter ndaj babait të saj, i cili, sipas saj, kishte abuzuar seksualisht, verbalisht dhe fizikisht me të. Më vonë, Bynes tërhoqi akuzat duke thënë se “fajin e kishte një mikroçip, të cilin ia kishin vendosur në kokë”.

Asokohe, ishte hera e dytë që shtrohej në spital psikiatrik. Më parë, aktorja ishte arrestuar duke ngarë makinën e droguar, ndërsa një herë i vuri flakën oborrit të shtëpisë së një të moshuare.

Pas problemeve me shëndetin mendor dhe varësinë, ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 2010 kur ishte vetëm 24 vjeçe. Në kopertinën e Paper Magazine në nëntor të 2018-s, Amanda tregoi gjithë ç’përjetoi.

Edhe pse njerëzit e mbanin mend si protagonisten e filmave romantikë si “What a Girl Wants” apo “She’s the Man”, ajo rrëfeu se pas tyre fshiheshin skena të errëta. Aktorja tregoi se pasi pa “She’s the Man” për herë të parë, u fut në një depresion të thellë 6-mujor ngaqë nuk i pëlqeu si dukej në film. “Kur doli filmi dhe kur e pashë, u futa në një depresion të thellë për 4-6 muaj sepse s’më pëlqente mënyra si dukesha si djalë,” tha ajo dy vite më parë. E përshkroi si një “përvojë shumë të çuditshme", si të ishte jashtë trupit të saj.

Edhe pasi deklaroi tërheqjen në Twitter, jeta e saj mori të tatëpjetën. Në Paper Magazine theksoi se “ishte dru gjithë ditën”. Në momentin që prindërit e saj ndërhynë dhe e ndihmuan, Amanda hoqi dorë nga gjithçka dhe filloi të përpiqej të ndryshonte jetën.

“Mendoj se është mirë,” tha një burim së fundmi për People. Revista shtoi se Bynes jeton në një institucion për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë hequr dorë nga alkooli dhe drogërat. Në qershor të 2019-s, Bynes u diplomua nga Fashion Institute of Design & Merchandising dhe hyri në rehabilitim. Amanda studioi në shkollën e modës pasi ka qëllim të bëhet dizajnere pasi t’i rikthehet aktrimit.