Bota

Homazhet për Kobe dhe Gianna Bryant mbahen sot: Çfarë do të ndodhë

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2020

Homazhet për Kobe dhe Gianna Bryant mbahen sot: Çfarë do

Me mijëra njerëz po i drejtohen qendrës së Los Angeles për të kujtuar Kobe dhe Gianna Bryant në homazhin publik që do të mbahet sot.

Legjenda e basketbollit dhe vajza e tij 13-vjeçare u ndanë nga jeta në një aksident me helikopter më 26 janar. Shtatë persona të tjerë gjthashtu nuk i mbijetuan përplasjes.

Homazhet do të mbahen në Staples Center, shtëpia e skuadrës së basketbollit, Los Angeles Lakers, për të cilën Bryant luajti gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare. Eventi nis në 10:00 dhe pritet të transmetohet në Yahoo Sports.

Në shitje dolën 20 mijë bileta, me çmime që nisnin nga 24.02 dollarë deri në 224 dollarë. Shifra simbolike përfaqëson numrin e fanellës së Kobe, 24, dhe numrin e fanellës së Gianna, 2. Vendet e tjera u ruajtën për familjen, shoqërinë dhe anëtarët e NBA.

Fitimet nga shitjet e biletave do t’i dhurohen Mamba & Mambacita Sports Foundation, organizata bamirëse që themeloi Bryant dhe që u riemërua nga gruaja e tij, Vanessa, në nder të vajzës së tyre.

Me përjashtim të atyre që kanë bileta, të tjerët nuk do të lejohen t’i afrohen Staples Center. Fansat e sportistit janë inkurajuar ta shohin homazhin nga shtëpia.

Burimi: BuzzFeed News, Los Angeles Times