Metropolitan

Shfaqja në Super Bowl: Më shumë se 1300 njerëz u ankuan për J.Lo dhe Shakirën

Shfaqja në Super Bowl: Më shumë se 1300 njerëz u ankuan

Jennifer Lopez dhe Shakira elektrizuan skenën e Super Bowl Halftime Show, por jo të gjithë qenë të lumtur me performancën e tyre. Të paktën jo 1312 amerikanë, të cilët u ankuan te FCC, agjenci e pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kontrollon komunikimet në radio e televizion kudo në SHBA.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ankesat erdhën nga prindërit, të cilët theksuan se fëmijët e tyre u ekspozuan në një “shfaqje porno”. Gati gjysma e tyre përmendi pole dancing (kërcim në tub) të Jennifer Lopez. “Më duhej t’i dërgoja fëmijët e mi në dhomë që të mos shihnin çfarë iu ofrua,” shkroi dikush.

Sipas prindërve, shfaqja kishte përmbajtje seksuale.

Të tjera ankesa përmendën lëvizjen #MeToo, që mbron të drejtat e grave, por ndërkohë nga ana tjetër “gratë shesin si vlerë seksualitetin e tyre”.

Pjesa dërrmuese e atyre që u ankuan e konsideron shfaqjen e këngëtareve latine si “të neveritshme” dhe thekson se do të bojkotojnë Super Bowl.

 

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Show at the Super Bowl: More than 1,300 people complained about J.Lo and Shakira

Shfaqja në Super Bowl: Më shumë se 1300 njerëz u ankuan

Jennifer Lopez and Shakira electrified the Super Bowl Halftime Show scene, but not everyone was happy with their performance. At least not the 1312 Americans who complained to FF, the independent agency in the United States that controls radio and television communications throughout the US.

In most cases, complaints came from parents who said their children were exposed to a "porn show". Almost half mentioned Jennifer Lopez's pole dancing. "I had to send my kids into the room so they wouldn't see what was offered," someone wrote.

According to parents, the show had sexual content.

Other complaints cited the #MeToo movement, which defends women's rights, but meanwhile "women sell their sexuality as a value".

Most see Latin singers as "disgusting" and say they will boycott the Super Bowl.