Shqipëria

Mësuesit abuzojnë seksualisht me nxënëset dhe ne fajësojmë viktimat

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2020

Mësuesit abuzojnë seksualisht me nxënëset dhe ne

Të përgjithësosh është gjithmonë e gabuar, por sa të gabuar jemi nëse themi se victim blaming – fenomen që njihet si fajësimi i viktimës – është një fenomen jo pak i dëgjuar në shoqërinë tonë. Nuk është hera e parë që fill pas një skandali seksual, në këtë rast në ambientet e shkollës, një pjesë e njerëzve fajëson viktimën.

Rastet e dy mësuesve në Fier tronditën opinionin publik, por ndërkohë, për fat të keq, ka ende nga ata që fajësojnë vajzat, të cilat janë në moshë të mitur.

“Po kësaj ‘zemrës’ çfarë emri i vendosni ju? Po prindër ka kjo ‘fëmija’, fëmijë i thënçin? E shikoni sa nivel të ulët kanë prindërit sot?” shkruan dikush që mendon se faj ka edhe e mitura.

Një tjetër i quan vajzat “pak mendjelehta”, ndërkohë që një tjetër është i mendimit se “vajzave u ha kurrizi për një pesë”.

Ok. E stopojmë logjikën për pak minuta dhe le të pranojmë a priori se vajzat janë mendjelehta, u ha kurrizi për një pesë dhe kanë faj. Pra, ky është problemi? Këto vajza – për gjendjen socio-psikologjike të të cilave dimë shumë pak – janë problemi? Pra, nëse këto vajza nuk do të ekzistonin, këta mësues as që do e kishin çuar ndërmend të bisedonin “për faktin që kanë qenë zhigolo”, se “se dinë të bëjnë mirë seks”, se “kanë punuar në shtëpi publike”? Pra, këta mësues aq që do e kishin çuar kurrë ndërmend të bënin seks me të njëjtën nxënëse. Ç’marrëzi!

Në gjithë këtë tendencën kolektive që priret të fajësojë viktimat, në këtë rast disa fëmijë, njerëzit duhet të kuptojnë se pavarësisht rrethanave, është detyrë e mësuesit dhe e kujtdo tjetër në çfarëdo profesioni, nga mjeku te politikani, të mos tundohet dhe të mos provokojë të tilla situata. Të miturat nuk janë as më pak e as më shumë viktima të një sistemi, ku dy mësues abuzojnë seksualisht me to, abuzojnë me postin dhe misionin e tyre.

Mësuesit abuzojnë seksualisht me nxënëset dhe ne

Mësuesit abuzojnë seksualisht me nxënëset dhe ne

Mësuesit abuzojnë seksualisht me nxënëset dhe ne

Mësuesit abuzojnë seksualisht me nxënëset dhe ne