Foto të Getoar Selimit pa syze edhe mund të gjeni. Ka postuar vetë një sërë në Instagram.
View this post on Instagram
Foto të Getoarit pa mjekër... Punë e vështirë shumë. Reperi është aq i dhënë pas imazhit që ka ndërtuar në syrin e publikut sa ca gjëra thjesht nuk ia lejon vetes. Syze, mjekër, një fytyrë e vrenjtur dhe mundësisht veshur me Versace. Ky është Getoari që njohim.
View this post on Instagram
Besojeni ose jo, por s’ka qenë gjithmonë kështu. Kur ishte ende kërthi, Getoari s’kishte as mjekër, as syze dhe as vështrimin e vëngër. Provë është ky postim i djeshëm.
View this post on Instagram
S’jemi të vetmit që na ra në sy pamja e pazakontë, me dhjetëra komentues u çuditën nga fëmija që panë. Edhe pse është tërësisht e panatyrshme, prisnim që t’i ngjasonte në energji reperit të ditëve të sotme.
Nëse Geti poston sërish nga fëmijëria apo adoleshenca, të vërë në punë aftësitë në Photoshop dhe të shtojë në mos syze, njëfarë mjekre. S’përballojmë dot më zhgënjim të tillë.