Reputacioni juaj profesional po rritet ditë pas dite dhe rritjen tuaj e tregojnë paratë që keni marrë kohët e fundit. Fitimet e mëdha nuk janë fare rastësore dhe nisur nga performanca që keni, gjasat për të gjeneruar edhe më janë të mëdha. Ky muaj është gjithashtu i mirë nëse doni të merrni një kredi, apo borxh të vogël për të bërë blerje apo investime të mëdha.
Eshtë koha të zgjeroni horizontin dhe të shpresoni për më shumë, sepse mundeni.
Mërkuri, planeti juaj udhëheqës ka qenë në prapavijë që nga 16 shkurti, por gjërat i kthehen normalitetit më 9 mars.Nuk do të përballeni më me vonesa dhe mund të firmosni kontrata pa frikë. Ditët më me fat për të bërë para janë 11 dhe 20 marsi.
Shtëpia ose familja juaj do të kërkojnë vëmendje të veçantë 4 ditë para ose pas 9 marsit. Hëna e Plotë do të t'ju mbështesë, kështu që nëse keni bërë rinovime apo riparime, projekti i ri do t'ju bëjë të lumtur.
Marsi do të jetë muaj social për ju. Data 24 mund t'ju gjejë në një event ku do të jeni mes miqve apo familjes dhe sytë do të jenë mbi ju. Aspekti shoqëror do të shkëlqejë në javën e fundit të marsit!
Bëni një përpjekje për të bërë miq të rinj, pasi ata do të formojnë një bazë të fortë për suksesin që ju pret gjatë 2020-ës. 20 marsi do të jetë ditë me shumë fat për financat dhe është pikërisht një miku juaj që do të jetë nxitësi i fatit të mirë. Për dashuri dhe qejf, ky muaj do të jetë i artë, por prisni të vijë prilli që këto aspekte do të shkëlqejnë si kurrë ndonjëherë.
Këtë muaj do të jeni gjithë kohës në bashkëpunime e sipër, si në jetën profesionale, ashtu dhe në atë personale. Do të jeni ju ai/ajo që do t'i kërkoni partnerit/es të marrë drejtimin dhe është pikërisht ai/ajo që do të bëjë që gjërat të ndryshojnë.
Mesazhi për këtë muaj nuk është që të uleni ju në vendin e shoferit dhe të punoni vetëm, por të kontribuoni në skuadrën tuaj. Nuk është koha për të bërë liderin, në vend të kësaj, argëtoni të tjerët, jepni ide dhe sugjerime. Mos u përpiqni të ndryshoni idetë e të tjerëve në diçka që s'kuptohet lehtë. Do të jeni më efektivë nëse kooperoni me të tjerë.
Do të ndjeni nevojën e një bashkëpunëtori që gjërat të shkojnë siç duhet. Një partner në biznes, një agjent, avokat, kontabilist, menaxher apo një tjetër ekspert në fushën që ju intereson.
Këtë muaj është e nevojshme të nxirrni gjithashtu anën tuaj më praktike dhe objektive. Bëhuni gati për projekte të reja dhe në të njëjtën kohë përgatisni në mënyrë preçize kostot dhe stafin që ju nevojitet. Kjo kohë ka nevojë për diskutime dhe komunikime të qarta. Projektet që keni momentalisht në duar duhet të marrin gjithë përqëndrimin tuaj, për performancën më të mirë të mundshme.
Edhe udhëtimet përfshihen në axhendën e këtij muaji. Një i tillë mund të ndodhë +/- 4 ditë pas 9 marsit, ku do t'ju duhet të udhëtoni në një vend të afërt për marrëveshje biznesi. Do t'ju duhet të firmosni marrëveshje të reja kështu që takimet me klientët duhen bërë ballë për ballë.
Deri më 9 mars, e dini që s'duhet të firmosni gjë për shkak të mërkurit. 11 marsi është ditë e çmuar për të shtrënguar duart me një bashkëpunëtor apo klient të ri. Nëse jeni duke u marrë me shitjen e një produkti apo ideje, Neptuni do të jetë në anën tuaj.
Mund të zhgënjeheni nëse mësoni se s'do të mund të udhëtoni diku larg këtë muaj, por ndoshta më mirë. Marsi do t'ju furnizojë me më shumë energji gjatë kësaj kohe dhe në udhëtimin e radhës do të shijoni çdo sekondë.
Keni punuar shumë dhe 24 marsi do t'ju shpërblejë diku ju plotësuar dëshirat për të qenë në majat e koorporatës. Nëse jeni i vetëpunësuar, projekti tek i cili keni investuar do të shkëlqejë dhe fama që do të marrë do t'ju ndihmojë të gjeni klientë të rinj.
Pas 24 marsit, suksesi në karrierë do t'ju shoqërojë gjatë në të ardhmen. Kjo përkthehet në siguri dhe vetëbesim në klientët që do të keni më tej. Përsa i përket dashurisë, shënoni në kalendar datat 11 dhe 27 mars.