Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Peshorja dhe Akrepi

Është e qartë që të kujdesurit për shtëpinë është kthyer në fiksimin tuaj. Keni të paktën katër planetë të fuqishëm në shtëpinë e katërt, e cila merret me shtëpinë. Nëse nuk jeni duke lëvizur, rinovuar, riparuar ose dekoruar shtëpinë, mund të jeni duke u pëpjekur të ndihmoni një nga prindërit.

Dita më e mirë për të marrë një vendim përsa i përket shtëpisë ose çështjeve familjare/të prindërve është më 20 mars, kur Marsi dhe Jupiteri do të bashkohen në Bricjap, një aspekt i rrallë që rregullon familjen dhe shtëpinë. Ky fenomen do të ndodhë sërish pas 36 vitesh, ndaj shfrytëzojeni. 20 marsi është dita juaj. Mund të ndodhtë që të blini mobilje të reja, të nënshkruani një kontratë, të dekoroni ambjenin ku jetoni.

Muajin e kaluar nuk qe fort e lehtë, për shkak të vonesave të shkaktuara nga Mërkuri në prapavijë. Ai do të kthehet në pozicion normal më 9 mars. Së shpejti, ritmi i aktiviteteve do të përshpejtohet. Tani mund të bëni blerje, të cilat nuk i realizuat në muajin e mëparshëm. Edhe pse mund të rifilloni blerjet më 9 mars, dita ideale është 11, kur Jupiteri dhe Dielli do të rreshtohen pranë njëri-tjetrit.

Hëna e plotë e 9 marsit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të vetmisë, duke sugjeruar që të pushoni. Merrni pak kohë për veten gjatë fundjavës së 7-8 marsit dhe nëse mundeni, merrni një ditë shtesë.

Hëna e re e 24 marsit do të sjellë në qendër të vëmendjes partnerin/en, që mund të jetë bashkëshorti/ja ose një raport i qëndrueshëm. Ai/ajo do të jetë në qendër të vëmendjes dhe do të ketë lajme interesante për secilin prej jush.

Më 27 mars, Jupiteri do të jetë në një kënd të mirë me Afërditën, planetin tuaj duhëheqës duke sugjeruar që keni nevojë për para. Nuk përjashtohen mundësitë që të ketë të bëjë më kredi bankare ose hipoteka.

Nëse jeni beqarë, në qendër të jetës dashurore do të jenë disa tema serioze këto ditë. Saturni do të hyjë në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë më 21 mars deri më 1 korrik, si një mundësi e mirë, para se të vendoset te Ujori nga 16 dhjetori 2020 deri në 7 mars 2023.

Nëse po dilni me dikë, do të doni të siguroheni që ka të njëjtat pritshmëri si ju. Mund ta pyesni me mirësjellje për këtë gjë. Nëse jeni në një lidhje, mund të keni plane për fëmijë. Është e mundur që bashkë me partnerin/en të përfshiheni në një pasuri të patundshme, si shtëpi pushimi.

Shtëpia e pestë mbulon gjithashtu krijimtarinë, ndaj së shpejti mund të filloni një prjekt të ri, i cili kërkon kohë dhe vëmendje për t’u përfunduar. Mund të jetë një projekt që mund të zgjasë më shumë nga çfarë keni parashikuar, por do të jetë diçka për të cilin do të jeni krenarë. Do të reflektojë sensin dhe stilin tuaj artistik në mënyrën më të mirë të mundshme.

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Peshorja dhe Akrepi

Marsi do të jetë një muaj i ngarkuar i cili do të kërkojë organizim. Priten shumë telefonata, emaile dhe mesazhe gjatë gjithë muajit. Megjithatë nuk do të ndiheni të frustuar nga vonesat apo punët e ngarkuara, sepse Mërkuri, i cili ishte në prapavijë, do të shkojë në pozicion normal më 9 mars, duke lejuar që ritmi i aktiviteteve të jetë më i shpejtë.

Do të jeni duke punuar me një projekt me shkrim, si libër, skenar, fjali, seri podcast-esh ose të tjera projekte ku nevojitet ndihma juaj në të folur, shkruar, redaktuar, hulumtuar etj. Koha për projektin është e përsosur.

Hëna e plotë e 9 marsit do të jetë në shtëpinë e njëmbëdhjetë të miqësisë, ngjarjeve dhe argëtimit, kështu që mund ta gjeni veten në një festë, dasmë, shfaqje çmimesh, panel ose event tjetër. Është e mundur që të merrni pjesë në një ngjarje shoqërore, si dasmë ose fejesë, por nuk përjashtohen as ditëlindjet. Në mos këto, mund të ketë të bëjë me një event tregtar ose konferencë më 9 mars, plus ose minus katër ditë.

Sidoqoftë, padyshim që do të kaloni shumë mirë dhe do të jetë një event që do të mbahet mend gjatë.

Një ngjarje personale mund të ndodhë afër katër ditëve me 9 marsin. Mund të flirtoni me dikë, i cili mund të shndërrohet në diçka më shumë. Tetë planetë në shenjat e tokës do të jetë në përputhje me Akrepin, një shenjë uji, duke ju detyruar të qëndroni me këmbë në tokë. Të dy do të jeni të prirur drejt një marrëdhënieje të re. Kështu që shkëmbeni numrat e telefonit, por merreni me ngadalë. Nëse është një ndjenjë e sinqertë, do ta kuptoni shpejt.

Nëse jeni në një lidhje ose të martuar, ky muaj do t’ju favorizojë fort. Afërdita do të kalojë në shtëpinë e martesës nga 4 marsi deri më 3 prill, kështu që shfrytëzojeni.

Hëna e re më 24 mars te Dashi do të sugjerojë që të punoni me një projekt të ri, i cili ka të ngjarë t’ju mësojë shumë gjëra. Dashi është shenjë e sipërmarrjes, kështu që mund të hapni biznesin tuaj ose të filloni të punoni me një produkt a shërbim të ri.

Pas 9 marsit, tregohuni të kujdesshëm pasi ritmi i ngjarjeve do të shpejtohet dukshëm. Megjithatë do ta pëlqeni ndryshimin.

Ditët më romantike do të jenë 8 dhe 27 marsi (nëse jeni në një lidhje), 9 marsi (për një ngjarje shoqërore) dhe 11 marsi (për të udhëtuar).