Familjet që kanë probleme të theksuara ekonomike do të kenë mundësinë të kryejnë analiza mjekësore falas, si rrjedhojë e një bashkëpunimi të fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe klinikës “Intermedica”. Lajmin e ka bërë publik vetë drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, përmes postimeve në rrjete sociale.
Pjesa më e madhe e familjeve në nevojë nuk kanë kryer asnjëherë kontrolle mjekësore si pasojë e gjendjes ekonomike. Kushdo që bën pjesë në këtë grup ose njeh dikë që përballet me vështirësi finaciare, mund të kontaktojë me [email protected] për më shumë detaje.