Showbiz dhe TV

Kledi Kadiu i izoluar në shtëpi: ‘Mos përsërisni gabimin e Italisë’

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2020

Kledi Kadiu i izoluar në shtëpi: ‘Mos përsërisni

Kledi Kadiu dhe familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja Charlotte dhe vajza Lea, qëndrojnë "të izoluar" në shtëpi. Në një video-telefonatë në “Wake Up”, Kledi u bëri thirrje shqiptarëve që të mos përsërisin gabimin e Italisë.

Ai u shpreh se gabimi i Italisë qe fakti që nuk e mori seriozisht situatën. “Na dukej shumë larg Kina,” tha Kledi i cili theksoi rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi si masë kyçe për të parandaluar koronavirusin. Në një video në Instagram me mbishkrim "Gjithçka do të shkojë mirë edhe në Shqipëri", ai u shpreh:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi) on

Së fundmi, kryeministri i Italisë e shpalli vendin si zonë të kuqe dhe u mor masa “qëndroj në shtëpi” për dy javë. Ky veprim pritet të ulë numrin e të prekurve me koronavirus, i cili për momentin ka shkuar në mbi 10,100 raste.

Për të shmangur përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, do të mbyllen lokalet, pubet, palestrat dhe të tjera vende ku grumbullohen njerëzit. Përfaqësuesi i OBSH-së, Raul Gonzales-Montero u shpreh se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme. Deri në këto momente (ora 10:13) raportohen 10 të prekur me koronavirus në Shqipëri dhe asnjë viktimë.