Çfarë po ndodh rreth nesh

Ushqimoreve dhe farmacive që rrisin çmimet do t’u hiqen licencat

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2020

Ushqimoreve dhe farmacive që rrisin çmimet do t’u hiqen

Përmes një videove live në Facebook, kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë shoferët të mos shkelin shtet rrethimin pasi mund t’u hiqet patenta dhe këshilloi farmacitë dhe ushqimoret të mos rrisin çmimet pasi do të përballen me heqjen e licencës.

"Më shani dhe mallkoni mua sa të doni, por masat do të përshkallëzohen e shtrëngohen. Kush thyen emergjencën mund të humbasë patentën apo të ndalohet që futet në shkollë. Kush rrit çmimet apo barnat, mund ta humbasin licensën,” tha ai, ndër të tjera.

Shqiptarja.com raportoi se është vënë re një rritje çmimesh kryesisht te frutat dhe perimet. Portokallet, për shembull, që tregtoheshin me 90-100 lekë për kg, sot kushtojnë 120 lekë për kg.

Një qytetar tha se patatet kushtonin 50 lekë për kg, ndërsa tani 70 lekë për kg.

Në përgjithësi, çmimet e frutave dhe perimeve janë rritur me 20-40 lekë më shumë se normalja.