Kosova

Edhe Kosova preket nga koronavirusi

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2020

Edhe Kosova preket nga koronavirusi

Deri pak çaste më parë (e premte, 13 mars), në Kosovë nuk rezultonte asnjë i diagnostikuar me Covid-19, ndonëse ishin marrë disa raste të dyshuara në shqyrtim. Mirëpo në një konferencë për mediat, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, njoftoi se janë diagnostikuar dy persona të prekur nga koronavirusi.

Sipas ministrit, të prekurit janë një vajzë 20-vjeçare, shtetase italiane, dhe një burrë 77 vjeç nga komuna e Vitisë.

Ndërkohë theksojmë edhe njëherë se Shqipëria ka vendosur të mbyllë kufirin me Kosovën. Për më shumë detaje, klikoni në linkun e mëposhtëm: