Muzika

Eurovision: Këngët e këtij viti do të prezantohen, por s'do të garojnë

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2020

Eurovision: Këngët e këtij viti do të prezantohen, por

Organizatorët e Eurovision Song Contest po planifikojnë një event “alternativ” pasi festivali i këtij viti u anulua për shkak të koronavirusit. Edhe pse formati nuk është vendosur ende, ata theksuan se programi nuk do të jetë konkurs.

Sidoqoftë, shfaqja do të “nderojë këngëtarët dhe artistët” që do të merrnin pjesë në maj. “Duke marrë parasysh këtë,” thanë organizatorët (via BBC), “këngët e këtij viti nuk do të kenë të drejtën të garojnë.”

“Transmetuesit mund të vendosin vetë se me çfarë do të prezantohen në Eurovision 2021, që mund të jetë një këngë e re ose kjo e vitit 2020.”

Gjeorgji, Hollanda, Spanja dhe Azerbajxhani kanë konfirmuar artistët e këtij viti si përfaqësuesit e vitit të ardhshëm. Ndërkohë Anabel.al kontaktoi me Radio Televizionin Shqiptar nëse do të konfirmohet Arilena Ara dhe nëse po, ç’pritet të ndodhë me Festivalin e Këngës në dhjetor. Jemi në pritje të një përgjigjeje.