Fashion & Beauty

Orgesa Zaimi, një rrok mama!

ADHURON STILIN ANDROGJEN
Kostumet dhe veshjet me prerje mashkullore i do shumë dhe i përdor shpesh. “Më ka pëlqyer gjithnjë të vishem si çun. Edhe kur kam qenë e vogël, kam qenë pak si çun!”, na tregon Orgesa. Ka gati më shumë se 20 papijonë e kravata me shumicë! Spila, kapëse, ngjitëse me quotes, që i ngjit nëpër xhaketa dhe xhupa. Edhe maninë e kapelave apo aksesorëve të kokës, nuk e kontrollon dot. Kjo i ka kushtuar në kuptimin e vërtetë qimet e kokës! Sepse flokët i janë dobësuar paksa.

“OMG, I’M SO RETRO!”
E pëlqen shumë stilin e vajzave të kolegjit. Është e pasionuar pas stilit retro francez dhe veshjeve klasike. Përzierjet e stileve british dhe french janë ato që e kënaqin e mendon se i shkojnë më shumë. Ka dhe një dobësi për syzet. I ka nga të gjitha llojet, edhe më të çuditshmet. Na rrëfen me keqardhje se më të çuditshmet këtu mund t’i përdorë vetëm për Halloween. Copat me pika (polka dots) e tërheqin si magnet!

PALIÇETA? JO, FALEMINDERIT!
Orgesa pret të bëhet nënë, por kjo nuk e ka penguar aspak të vishet dhe të ruajë stilin e saj edhe në këtë moment kaq të lumtur, por disi të vështirë për t’u kombinuar. Nuk është e thënë që kur je shtatzënë të vishesh gjithnjë me thasë pa formë! Orgesa, edhe në këtë rast, zgjedh stilin bohemian. I pëlqen shumë fustanet hippie dhe këtë stil komod. “Edhe në këtë rast, por përgjithësisht çdo veshje dhe stil, duhet ta përshtatësh me natyrën dhe fizikun. Është e rëndësishme që çdo femër t’i dijë limitet dhe të njohë konstruktin e vet trupor, në mënyrë që të të duket sa më mirë”, mendon ajo. Këtë gjë mesa duket nuk e zbatojnë shumë ato femra që veshin çizme të gjata mbi gju, pa dallim moshe, peshe dhe konstrukti. Ushqen një antipati të theksuar për këto lloj çizmesh! Ato s’do t’i vishte kurrë as ikona e saj e modës, Audrey Hepburn!

Veshjet e saj s’janë kurrë banale, por gjithnjë ekstravagante dhe jashtë kornizave. E dashuruar me muzikën rrok, nuk do të heqë dorë ndonjëherë nga lëkura dhe ngjyra e zezë. Por ndërkohë ka plot veshje, aksesorë dhe objekte kulti në gardërobën e saj. Stilistja e saj e preferuar është Vivian Westwood dhe Orgesa dashuron çdo gjë që ajo krijon! Epo, kështu shpjegohet!

REELS

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩