Hostel by Anabel

Gocat e ‘Hostel by Anabel: Si n’jetë’ në karantinë

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2020

Gocat e ‘Hostel by Anabel: Si n’jetë’ në

Protagonistet e “Hostel by Anabel: Si n’jetë”, si të gjithë ne, janë vetë-izoluar në shtëpi. Nëse do të kishim mundësi të teletransportoheshim, do ta nisnim ditën me Albertën dhe maskat e saj të fytyrës, pastaj do të shkonim për drekë te Viola meqë ka filluar gatuan këto kohë dhe më pas për një vizitë te Dea Mishel. Këtu mund t’i bashkohemi videove të saj në TikTok ose t’i kërkojmë të na bëjë makeup. Pastaj shohim 2-3 orë filma dhe hamë darkë me Megin dhe në mbrëmje vonë, për verë te Ana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megi Pojani © (@megipojani) on

Megi: “Një herë tentova të bëj ushtrime, por nuk bëra më kurrë. Gjatë ditës: ruaj mamin dhe babin nga distanca nëse përpiqen të dalin nga shtëpia; kërkoj në internet çdo simptomë që mund të kem të ngjashme me koronavirusin; rri shtrirë dhe numëroj sa frymëmarrje bëj në një minutë (18 bëj meqë ra fjala). Shikoj filma dhe seriale. U përpoqa të bëj një tavë me oriz dhe ishte gabimi më i madh që kam bërë që kur u mbylla në shtëpi. Dal para pasqyrës dhe bëj pastrim të lëkurës dhe shikoj barkun çdo 10 minuta. Rri shtrirë gjysmën e ditës, asgjë interesante. Sot, e diel, kam ngelur pa ujë dhe zieva ujë çezme se s’kam ku ble ujë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dea Mishel (@deamichellee) on

Dea Mishel: “Bëj ushtrime në shtëpi. Lyhem ose bëj video në TikTok. Vizatoj ose gdhend. Shoh Netflix dhe YouTube. Përpiqem të gjej mënyrën si të bëhem e pasur pas krizës botërore.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Viola Gjoleka (@viola.gjoleka) on

Viola: “Unë gatuaj çdo ditë dhe pak nga pak do përfundoj anoreksike sepse kam problem me aromat, ngopem edhe pastaj nuk ha dot shumë. Shoh filma si të gjithë dhe lexoj të paktën 2 orë. Pastroj çdo ditë shtëpinë dhe sistemoj dhomën, ku shtoj e heq gjëra që të duket çdo ditë ndryshe. Çdo ore jam në gatishmëri te Via Anabel në mënyrë që të mos humbas kontaktin me klientët. Sot do nis një serial me shumë sezone. Mundësisht për të qarë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by (@anahaxhimali) on

Ana: “Ditët e mia janë njësoj, por kam filluar të mësohem. Zgjohem edhe shoh Instagram-in teksa pi kafe turke. Fiksimi i radhës – kafeja turke. Lexoj ose shoh ndonjë film. Pi verë. Pi verë. Pi verë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by alberta kamenica (@jeteza) on

Alberta: “Bëj maska për fytyrën çdo ditë. Shoh filma italianë se dua të mësoj gjuhën. Kaloj kohë në TikTok dhe fantazoj për vaktin e radhës. Lexoj libra. Për momentin kam në dorë ‘How to be human’.”

 

Artikull i rekomanduar: