Fashion & Beauty

Kur do veshim prapë pantallona?

Kur do veshim prapë pantallona?

Kuru ktheva nga Java e Modës në Milano, në shkurt, koronavirusi sapo kishte nisur të pushtonte Italinë dhe u vetëkarantinova për dy javë. Një ditë pasi u ktheva, zyra ime në New York u mbyll. Teksa shkruaj këtë artikull, jam në fillim të javës së katërt të izolimit. Me këto llogari, s’kam veshur pantallona për një muaj.

Sqarim: Nuk kam kaluar një muaj vetëm me të brendshme. Uniforma ime përbëhet vetëm nga streçe dhe tuta – që teknikisht janë pantallona, por jo pantallona të mirëfillta. Asnjë palë xhinse, kadife, terital. Asnjë lloj pantallone jo elastike, asnjë lloj pantallone me të cilat s’fle dot.

Ky është normaliteti im i ri. Nga një njeri që vishte çdo ditë pantallona, jam shndërruar në një njeri që fantazon për një botë ku askush s’më detyron të ngjeshem në tuba të ngushtë pëlhure. Tani që këmbët e mia janë mësuar të ndihen si salsiçe brenda një buke të ngrohtë, pse do doja të vishja pantallona? Unë s’jam mazokiste! Kam provuar disa herë të vesh xhinse dhe të gjitha herët rashë në tokë dhe i hoqa me dhunë nga trupi.

Dhe s’jam e vetmja që po reziston. Meqë shumë prej nesh po qëndrojnë brenda, njerëzit e kanë gjithnjë e më të vështirë të veshin rroba serioze.

Aq shumë tuta po veshim, sa janë rritur shitjet. Por çfarë ndodh kur gjithë kjo situatë të përfundojë? Siç e ka vërtetuar historia, kriza madhore (si një pandemi) mund të ndryshojnë mënyrën si vishemi. Për shembull, pas Luftës së Dytë Botërore, pantallonat u bënë më të zakonta për gratë që iu bashkuan forcës së punës. Por pasi gratë luajtën role mashkullore për vite me rradhë, me kalimin e kohës kthyen sytë nga silueta më femërore si ato të Christian Dior.

Pas Recesionit të Madh, garderobat u bënë më sportive. Për një periudhë kohëore, ekstravaganca konsiderohej tabu dhe teksa vendet e punës bëheshin më fleksibël, e njëjta gjë ndodhi edhe me kodet e veshjes në punë. Por rrobat sportive dhe rrobat e shtëpisë s’janë normalizuar ende. Kujtoni vajzat që kritikohen pse veshin streçe apo stereotipet për tutat. Fakti që as tutat, as streçet s’ishin pjesë e garderobës sime thotë diçka. Trendet mund të ndryshojnë, por shoqëria evoluon ngadalë.

Është thuajse e pamundur të parashikojmë si pandemia do të ndryshojë mënyrën si vishemi. Nuk e dimë fundin e kësaj historie. Mos vallë maskat e markës do të kthehen në simbol statusi? Mos vallë do të dalim nga izolimi si maksimalistë shumëngjyrësh që s’duan të shohin më tuta me sy? Apo mos vallë fiksimi ynë i ri me pastërtinë do na bëjë minimalistë? Dua të di në streçet do të lejohen në zyra, por një përqindje e madhe prej nesh nuk do të kthehet fare në zyrë.

“Do shkoj ku të dua kur të marrë fund kjo,” më tha një shok në Zoom. Risku do të jetë më i ulët, shpjegoi ai. Thjesht do të jemi të lumtur që po takohemi – mirënjohës për çdo ditë që zgjohemi dhe veshim pantallona. Ose jo.

Nga Emilia Petrarca për The Cut

REELS

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

When are we going to wear pants again?

Kur do veshim prapë pantallona?

When I returned from Milan Fashion Week in February, the coronavirus had just begun to invade Italy and I was quarantined for two weeks. The day after I returned, my New York office was closed. As I write this article, I'm at the beginning of my fourth week of isolation. By these accounts, I haven't worn pants for a month.

Clarification: I didn't spend a month alone with underwear. My uniform only consists of leggings and tracksuits - which are technically pants, but not pants. No pair of jeans, velvet, terital. No kind of inelastic pants, no kind of pants that I couldn't fit.

This is my new normal. From a man who wears pants every day, I have become a man who fantasizes about a world where no one is forcing me into tight pipes. Now that my feet are used to feeling like sausages in a warm bakery, why would I want to wear pants? I'm not a masochist! I have tried to wear jeans several times and I fell to the ground early and was forcibly removed from my body.

And I'm not the only one resisting. Since many of us are staying indoors, people find it increasingly difficult to wear serious clothes.

So many tracksuits we are wearing, as sales have increased. But what happens when all of this is over? As history has proven, major crises (like a pandemic) can change the way we dress. For example, after World War II, pants became more commonplace for women who joined the workforce. But after women played masculine roles for years, over time they turned their eyes to more feminine silhouettes like those of Christian Dior.

After the Great Recession, wardrobes became more sporty. For a while, extravagance was considered taboo and as jobs became more flexible, so did work dress codes. But sportswear and home clothes have not yet been normalized. Remember girls who are criticized for wearing stereotypes or stereotypes about you. The fact that neither yours nor the thongs were part of my wardrobe says anything. Trends may change, but society is slowly evolving.

It is almost impossible to predict how the pandemic will change the way we dress. We do not know the end of this story. Will brand masks become a status symbol? Will we emerge from isolation as colorful maximalists who do not want to see more eyelashes? Or will our new fixation on purity make us minimalists? I want to know in the crutches will be allowed in the offices, but a large percentage of us will not go back to the office at all.

"I'll go where I want when this is over," a friend at Zoom told me. The risk will be lower, he explained. We'll just be happy to meet - thankful for every day we wake up and wear pants. Or not.

By Emilia Petrarca for The Cut