Katy Perry dhe Orlando Bloom do të bëhen prindër për herë të parë. Dje, këngëtarja zbuloi se është shtatzënë me një vajzë.
Katy e dha lajmin e lumtur nën një foto të Orlando-s së buzëqeshur me krem rozë në fytyrë. Mesa duket, fotoja u realizua në një festë për zbulimin e gjinisë.
Katy njoftoi se është në pritje të ëmbël një muaj më parë përmes paraqitjes me barkun e fryrë në videoklipin e këngës “Never Worn White.”
Katy dhe Orlando u fejuan muajin e kaluar, Ditën e Shën Valentinit. Sidoqoftë, qartësuan se nuk do ta bëjnë dasmën së shpejti.
Orlando ka një djalë me ishin, Miranda Kerr, që quhet Flynn.