Hostel by Anabel

Dea Mishel flet për periudhën më të vështirë: ‘Askush s’e dinte si ishte jeta ime’

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2020

Dea Mishel flet për periudhën më të vështirë:

Xhirimet e sezonit të parë të “Hostel by Anabel” qenë tepër të vështira për Dea Mishel, e cila përpos provimit të diplomës, u desh të përballej edhe me një gjendje shqetësuese shëndetësore. Në disa postime në Instagram Stories, Dea shkruan ndër të tjera:

“O Zot, çfarë momenti ka qenë ky. Këtu po xhiroja sezonin e parë të Hostel dhe po punoja për temën e diplomës, që ishte tepër e vështirë, në të njëjtën kohë. Po në këtë kohë, isha duke bërë vizita mjekësore sepse dyshonin që mund të kisha një sëmundje goxha të frikshme. Kanë qenë 1-2 muajt më intensivë dhe më të lodhshëm të jetës sime. Flija 3 orë në ditë, kisha një orar për të qarë 15 minuta çdo ditë dhe pastaj i rikthehesha punës.”

Dea Mishel flet për periudhën më të vështirë:

Për fat të mirë, pas analizave të shumta, rezultoi që Dea ishte shëndoshë e mirë.

“Pastaj si me magji, u diplomova me notë 9.5, erdhën përgjigjet përfundimtare të analizave nga jashtë dhe çdo gjë ishte mirë. Njerëzit mendonin se s’do t’ja dilja kurrë dhe më thonin që duhet të zgjidhja. E mbingarkova veten, por ja dola dhe njëherë tjetër vetëm me kokëfortësinë time dhe asgjë tjetër. Kur mbaroi çdo gjë, krijova një vetëbesim të paparë sepse e di që kam vullnet të hekurt kur vendos të bëj diçka. Gjithashtu kuptova sa rëndësi ka të jesh njeri i butë dhe i mirë sepse ti nuk e di kurrë se ç’po kalon dikush përballë teje.”

Dea Mishel flet për periudhën më të vështirë:

Në vijim, Dea shton se Anabel Lab ishte ”bota e saj e qejfit” dhe ajo çfarë zgjidhte t’u tregonte njerëzve.

“Anabel Lab. Kjo ishte bota ime e qejfit dhe këtë ju tregoja gjithmonë dhe këtë do vazhdoj të tregoj çfarëdo të ndodhë sepse unë besoj që njeriu duhet të mendojë vetëm gjëra të bukura dhe të kalojë çdo situatë me humor. Dhe kur më pyesnin si ja bëja me komentet negative, s’e vrisja mendjen se fundja askush s’e dinte si ishte jeta ime në të vërtetë dhe gjykonin vetëm atë sipërfaqen e bukur dhe të lehtë që iu tregoja.”

Dea Mishel flet për periudhën më të vështirë:

“Pas gjithë kësaj vazës së fortë që bënte çdo gjë, pata një moment të vështirë ku e humba fare,” shton Dea më pas ndër të tjera.

“Më dukej vetja e paaftë, më kapte ankthi, s’doja as të dilja nga shtëpia dhe m’u desh ca kohë të kuptoja që ndonjëherë të jesh e fortë është të pranosh që ke momente dobësie, të pranosh emocionet që ndoshta edhe s’i kupton dot. Kuptova që fitimtarët nuk janë ata që janë perfektë, as më të fortët, as më të zgjuarit, janë ata që nuk heqin dorë. Dhe ka ditë që fitorja më e madhe është të ngrihesh nga krevati dhe të bësh mëngjes.”

Dea Mishel flet për periudhën më të vështirë:

Në fund shprehet:

“Tani është pikërisht momenti të mos krahasohemi me njëri-tjetrin. Disa e kalojnë më mirë [karantinën], rëndësi ka ta kalojmë dhe kaq. Të gjithë jemi njësoj të fortë, s’ka rëndësi a qajmë 24 orë në ditë apo punojmë 24 orë në ditë. Besojini procesit tuaj. Jeta është e çuditshme dhe të gjithë po bëjmë më të mirën tonë.”

Dea Mishel flet për periudhën më të vështirë: