Gjatë ditëve të karantinës, ç'nuk ju kanë zënë sytë në Tik Tok, platformën që po argëton njerëzit në mbarë globin tani më tepër se kurrë. Epo nëse gjatë fundjavës keni qenë të vëmenshëm, duhet të jeni njohur me sfidën e fundit: vajzat që fusin akuj në vaginë!
Nëse po e vini në dyshim mjafton të kërkoni në Tik Tok fjalët "ice cube" ose "ice cube challenge" dhe kaq.
Nga gjithë sfidat që qarkullojnë, pse njerëzit vendosën ta kalojnë izolimin duke vendosur akuj në vaginë?! E pazakontë tingëllon edhe për gjinekologët, që janë habitur po kaq shumë me sfidën e fundit të rrjetit.
Gjinekologia Jennifer Lincoln shpjegon përmes Tik Tok-ut se ka parë njerëz që thonë se kubat e akullit në vaginë të ndihmojnë me ankthin, depresionin, ngushtojnë vaginën apo trajtojnë lythat.
Para se ta provoni, ajo thotë se gjithë çfarë thuhet janë dokrra dhe i kërkon njerëzve të ndalojnë dhe të mendojnë.
Mjekja sqaron të gjithë ata që mendojnë që i referohen trendit të akullit në vaginë si "cryotherapy", se nuk ka asnjë lidhje me të.
Cryotherapy është një trajtim që përdorin mjekët, ku përmes ngrirjes lokale paralizojnë qelizat, apo lythat në organet gjenitale.
"Ne nuk hapim frigoriferin për të marrë kubat e akullit dhe pastaj t'i fusin në organe."
Tredi i ri i Tik Tok është goxha i rrezikshëm, duke marrë parasysh sa zonë, delikate është vagina. Mund të shkaktojë djegie të lëkurës dhe sapo ta hiqni akullin prej aty do të shihni lëkurë të acaruar. Një tjetër problem është niveli i pH të ujit, që ndryshon me atë të vaginës dhe ky kontrast bëhet burim infeksioni.
Disa nga ata që e provuan sfidën e re, thanë se "u ndjenë mirë", por dhe kjo kërkon një sqarim të veçantë. Ekspertët vërtet thonë se vendosja e akullit pranë zonave gjenitale është pjesë interesante e paralojës, por gjithnjë për përdorim në pjesën e jashtme.
Kujtoni se askujt nuk i duhen më mirkobe të shtuara në trup dhe mos e bëni. Thjesht mos! Akujt shijojnë më shumë brenda një koktejli.