Shqipëria

Si do të bëhet vlerësimi i nxënësve dhe studentëve gjatë mësimit online

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2020

Si do të bëhet vlerësimi i nxënësve dhe studentëve

Prej pothuajse një muaj, nxënësit dhe studentët shqiptarë po zhvillojnë mësimin nga shtëpia. Pavarësisht vështirësive, sipas ministres së Arsimit, Besa Shahini, pjesa më e madhe e studentëve dhe nxënësve i kanë marrë leksionet dhe mësimet online, duke bërë që rikthimi në shkollë të mos jetë i ngarkuar për ta.

Një nga dilemat më të madhe të mësimit online ka qenë mënyra e vlerësimit. Si do të vlerësohen nxënësit nga shtëpia? Gjatë komunikimit të saj të fundit, Shahini tha se deri në këto momente, vlerësimi i kryer është thjesht orientues.

"Vlerësimi që bëhet në shtëpi është vlerësim orientues. Pra nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë. Nxënësi pyetet dhe testohet prap nga mësuesit për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara."

Përsa i përket provimeve të maturës, Shahini tha se nuk do të shtyhen, por në formulimin e tyre nuk do të përfshihet asnjë nga mësimet që nuk janë zhvilluar online.