TV Mania

Gjesti frymëzues: Stafi i ‘Opinion’ u ofron drekën mjekëve të Spitalit Infektiv

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2020

Gjesti frymëzues: Stafi i ‘Opinion’ u ofron drekën

Dje, Blendi Fevziu dhe stafi i emisionit “Opinion” vendosën të shprehin mirënjohjen për ata që po luftojnë në vijën e parë pandeminë e Covid-19. Ata siguruan drekën për 100 mjekë, infermierë e punonjës sanitarë të Spitalit Infektiv.

Në fotot e postuara në Instagram, gazetari u bëri thirrje atyre që kanë mundësi, të ndihmojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

“‘Opinion’ ofroi sot drekën për 100 mjekët, infermierët dhe punonjësit sanitarë të Spitalit Infektiv ku po trajtohen të prekurit me Covid-19. Respekt për punonjësit e shëndetësisë dhe një thirrje për gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë mjekët e Spitalit Infektiv dhe të Spitalit Shefqet Ndroqi. #JemiBashkë,” shkruan ai.

Gjithashtu, në një video ku dokumentohet i gjithë procesi, mjeku Pëllumb Pipero tha se po vihen re ndryshime pozitive; janë rritur testimet dhe janë ulur rastet pozitive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

“Opinion” gjithashtu dhuroi maska mbrojtëse për mjekët.