Mesa duket, pandemia ka prekur edhe emoji-t. The Unicode Consortium, organizata jofitimprurëse që krijon emoji-t, njoftoi se pajisjet nuk do të përditësohen me emoji të rinj për vitin 2021 për shkak se vullnetarët e organizatës aktualisht janë të mbingarkuar dhe po merren me pandeminë.
Disa ikona, të planifikuara më parë, do të shfaqen në shtator ndërkohë që përditësimet me emoji të rinj do të bëhen në vitin 2022.
Gjithsesi, The Unicode Consortium mund ta shtyjë afatin e shfaqjes së ikonave të reja për shumë gjatë; për aq kohë sa ekziston emoji në vijim, jemi në rregull.
Burimi: The Verge