Celebrity

Ka një video seksi të Billie Eilish në internet? Këngëtarja sqaron thashethemet

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2020

Ka një video seksi të Billie Eilish në internet?

Në sytë tanë, Billie Eilish u bë e famshme brenda natës. Dhe natyrisht, fama vjen me të ligat e veta.

Në një intervistë me Dazed Magazine, këngëtarja adresoi një nga thashethemet më të çmendura. Thuhet se ekziston një video pornografike ku protagoniste është vetë ajo.

Për sai përket videos, Billie tha: “Jua merr mendja se do bëja seks në një tren, në dritë të diellit? Me fustan dhe geta rrjetë? Me varëse me shenjën e paqes? Ju lutem.”

Ajo tha se ata që e imitojnë janë problem edhe në jetën reale, porsi në internet. “Vënë paruke të zeza dhe jeshile dhe dalin rrugëve, shtiren si unë,” tha Billie. “Punësojnë truproja, marrin një makinë të mirë që të jenë të famshëm për një ditë. Është shumë acaruese.”

“Sepse më bën mua të dukem keq. Nëse ata sillen keq, të gjithë mendojnë se unë jam e pasjellshme,” shpjegoi Billie. “Trembem çdo ditë mos dikush bën ndonjë gjë... virale dhe s’e di çfarë do ndodhë.”

Kjo s’është hera e parë që Billie shqetësohet nga njerëzit që shtiren si ajo. Në fund të janarit, ajo u kërkoi fansave t’i jepnin fund kësaj praktike sepse “është një shaka pa kripë për të tjerët.”