Meghan Markle dhe princ Harry ndodhen të izoluar në Los Angeles, vendin ku do të jetojnë dhe punojnë në vazhdim, pasi e gjithë kjo të marrë fund. Tani për tani, thuhet se çifti po jeton në shtëpi me qira, por dëshira e tyre është të zënë vend diku në Malibu. Së fundmi, ka zëra që thonë se çifti do të blejë shtëpinë $14.5 milionë të aktorit të famshëm Mel Gibson, në Malibu.
Thuhet se një agjent imobilar ka postuar në Instagram një foto nën përshkrimin: "Lajme të mëdha! Harry dhe Meghan do të blejnë shtëpinë e Mel Gibson!"
Postimi u fshi menjëherë sapo djali në fjalë u kontaktua nga The Sun. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë pasi ka burime që japin versione të ndryshme.
Disa prej tyre janë shprehur për The Sun se prona është blerë prej çiftit, por janë nënshkruar marrëveshje për mos-dhënie informacionesh. Të tjerë thonë se diçka e tillë është komplet e pavërtetë.
Nuk dihet nëse janë ata blerësit e shtëpisë së aktorit, por s'është çudi, duke marrë parasysh që Shtetet e Bashkuara jnë vendi ku do të jetojnë në vazhdim.
Në planet e Meghan dhe Harry-it ishte ta kalonin këtë verë bashkë me mbretëreshën në kështjellën Balmoral, sigurisht nëse udhëtimet do të lejohen në një të ardhme të afërt.
Burimi: Cosmopolitan