TV Mania

Iu kthye punës në spital, Vera Ora: 'Vajzat janë të shqetësuara për mua'

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2020

Iu kthye punës në spital, Vera Ora: 'Vajzat janë të

Pak javë më parë, Vera Ora, psikiatre njoftoi se do t'i rikthehej punës në spital për të luftuar në vijën e parë me pandeminë e koronavirusit. Sot, gjatë një interviste ekskluzive për Top Channel, nëna e Rita Orës foli gjatë për vështirësitë me të cilat është përballur gjatë kësaj kohe teksa ndihmon pacientët me probleme të shëndetit mendor.

"Vështirësitë janë të ndryshme. Ndryshimet janë drastike në mënyrën se si jemi duke vepruar për momentin. Përballja me pacientët e sëmurë është një tjetër aspekt . Vështirësi kemi edhe me mungesën e PPE-ve, që janë mjetet mbrojtëse pasi është me rëndësi parandalimi i infektimit me këtë virus nga pacientët tek personeli shëndetësor. Unë personalisht këto ditë pas punës kam rrobat që i kam të dedikuara për përdorim jashtë."-tregoi Ora.

Mamaja e këngëtares së famshme, rrëfeu se asnjëherë më parë nuk i është dashur të përballet me një situatë të tillë, duke shtuar se si Rita ashtu dhe vajza tjetër, Elena janë të shqetësuara për të, duke qenë se ndodhet në vijën e parë të luftës.

"E gjithë familja shqetësohet për mua, vajzat sidomos. Por jemi të vetëdijshëm dhe unë mundohem sidomos t'i përcjell edhe atyre edhe rregullat parandaluese të njohura për të gjithë. Për këtë arsye kam kërkuar që vajzat të jenë të izoluara për momentin në mënyrë që ta heq shqetësimin për to natyrisht. Më mungojnë, por jeta dhe mbikëqyrja e shëndetit kanë një domethënie krejt tjetër tani për të gjithë."

Fakti që Rita nuk mund të performojë këto kohë, pasi të gjithë koncertet janë anulluar, për nënën e saj është "çlirim" i madh sepse të paktën kështu e di që vajza e saj është e izoluar dhe jashtë rrezikut.

Iu kthye punës në spital, Vera Ora: 'Vajzat janë të

Ndër të tjera, gjatë intervistës Vera Ora zbuloi se Rita përveç muzikës, tani ka një tjetër pasion. 

" Ajo vijon aktivitetin e punës në profesionin e saj pavarësisht ndalesave në fuqi. Gjithashtu ka zbuluar talentin e ri, dëshiron të pikturojë."-përfundoi ajo.