Shqipëria

Provimet e maturës: Pyetjet dhe temat që do të hiqen

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2020

Provimet e maturës: Pyetjet dhe temat që do të hiqen

Shqetësimi më i madh i nxënësve dhe studentëve janë provimet që do të bëhen në fund të semestrit. Për t'i qartësuar, ministrja Shahini, përmes një komunikimi live në Facebook, është shprehur qartë në lidhje me pyetjet që do të bëhen në provimet e maturës.

"Siç ju kemi njoftuar, në testin e maturës nuk do të ketë pyetje që përkasin me temat që kemi mësuar në kushte shtëpie. Pra, në testin e maturës do të kemi pyetje nga klasa e 10-të, 11-të dhe nga klasa e 12-të vetëm temat që kemi zhvilluar në shkollë. Kjo për arsye sepse e kuptojmë që zhvillimi i koncepteve të reja në kushte shtëpie është i vështirë dhe që jo të gjithë mësojnë me të njëjtin ritëm."

Me pak fjalë, në testin përfundimtar, maturatët do të pyeten vetëm për temat që kanë zhvilluar në shkollë. Të gjithë të tjerat, e mësuara gjatë kohës së izolimit do të përjashtohen nga provimi.

Deri më tani ministrja e Arsimit është shprehur se nuk ka arsye të shtyhet apo të përsëritet viti shkollor dhe provimet përfundimtare do të kryhen në përshtatje me kushtet e reja.