Nisur nga dukuria e përdorimit të fjalëve të huaja që Alban Skënderaj vuri në dukje në Instagram, ndorrëm në @anabel_media foton e mëposhtme, ku ndjekësit patën mundësinë të shkruanin disa fjalë që rëndom përdoren gjerësisht, të cilat e kanë gjegjësen e tyre në shqip.
resort – vend pushimi
respektive – përkatëse
sekondare – dytësore
selektoj – përzgjedh
spostoj – zhvendos
prezent – i pranishëm
prioritet – përparësi
mazhorancë – shumicë
koshiencë – ndërgjegje
hemorragji – gjakderdhje
fluks – dyndje
bionde – flokëverdhë
banjo – nevojtore
farmaci – barnatore
pastiçeri – ëmbëltore
parukeri – floktore
spiker – folës lajmesh
adaptoj – përshtas
definitiv – përfundimtar
kualitet – cilësi
surprizë – befasi
ok – në rregull
obligim – detyrim
perfekte – e përkryer
lokacion – vendodhje
suport – mbështetje
jastëk – nënkresë
evitoj – shmang
simptomë – mëzirë
involvoj – përfshij
kredibilitet – besueshmëri
influencues – ndikues
impakt – ndikim
eksperiencë – përvojë
hezitoj – ngurroj
arkivol – arkëmort
silenciator – heshtues
pazar – treg
devijim – shmangie
kurbë – lakore
obez – mbipeshë
kasier/e – arkëtar/e
dimension – përmasë
tavëll – hirtore
inagurim – përurim
progres – përparim
iniciativë – nismë
koiçidencë – rastësi
konkluzion – përfundim
bravo – të lumtë
pedonale – shëtitore
kortezi – mirësjellje
live – drejtpërdrejtë
lider – udhëheqës
bazik – thelbësor
social - shoqëror
asistencë – ndihmë
atraktive – tërheqëse
event – ngjarje
hiç – asgjë
kuriozitet – kërshëri
hajde – eja
bar – pijetore
update – përditësoj
permanent – i përhershëm
inspirim – frymëzim
asistoj – marr pjesë
aks – vijë rrugore
abuzoj – keqpërdor