Celebrity

Pas skandalit dhe dënimit me burg, vajza e aktores kalon vetë testin e famshëm

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2020

Pas skandalit dhe dënimit me burg, vajza e aktores kalon vetë testin e

Felicity Huffman, aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara”, nuk besonte se e vajza e saj do të ishte në gjendje të kalonte testin standard SAT për pranimin në universitet, ndaj u përfshi në një skandal sepse korruptoi organizatorët e testit. Por e bija, Sophia Grace Macy – e cila nuk ishte në dijeni të skemës së Huffman – arriti të pranohej në universitet.

Pas skandalit dhe dënimit me burg, vajza e aktores kalon vetë testin e
Nga e majta në të djathtë: Sophia Macy, Georgia Macy, William H. Macy and Felicity Huffman

SAT është një test standard i përdorur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara për t’u pranuar në kolegj. Ai ka për qëllim të vlerësojë aftësitë e nxënësve për të vazhduar studimet e mëtejshme. Ndonëse aplikohen edhe teste të tjera alternative, SAT është një ndër më të preferuarit për të siguruar hyrjen në kolegj ose universitet.

Një burim tha për Page Six se Sophia, 19 vjeç, kaloi testin SAT dhe u pranua në universitetin prestigjioz Carnegie Mellon në Pittsburgh, Pennsylvania, SHBA. Të dielën, ajo postoi një logo të shkollës në Instagram Stories.

Në një letër drejtuar Gjykatës gjatë kohës që hetohej, Felicity Huffman shkroi:

“Nuk po e shkruaj këtë letër në asnjë mënyrë për të justifikuar veprimet e mia, fajin tim apo për të shmangur pasojat. Në dëshpërimin tim për të qenë një nënë e mirë, mendova se gjithë ç’po bëja do t’i bënte mirë vajzës sime. Kam shkelur ligjin, kam mashtruar komunitetin arsimor, kam tradhtuar vajzën time dhe kam dështuar në familje. Mua sinqerisht nuk më intereson që vajza ime të shkojë në një kolegj prestigjoz, thjesht doja t’i jepja një dorë për të ndjekur ndonjë program aktrimi, që është edhe talenti i saj.”

Ndër të tjera, Huffman përshkroi edhe momentin kur skandali u bë publik dhe u mor vesh edhe nga vajza. Me lot në sy, e bija iu drejtua – “Pse nuk besuat tek unë? Pse menduat se nuk do t’ja dilja?”.

Në mes të shtatorit, Huffman u dënua me dy javë heqje lirie, gjë që nxiti edhe një reagim të ashpër në internet, pasi njerëzit e argumentuan si dënim qesharak krahasuar me raste të ngjashme të njerëzve të thjeshtë.