Çfarë është “Gangs of London”?
“Gangs of London”, një serial dramë-aksion, është një prodhim britaniko-amerikan i prodhuar nga Pulse Films & Sister dhe trajton rivalitetin e bandave dhe organizatave kriminale në Londër. Seriali pati premierën më 23 prill në Sky Atlantic dhe Cinemax.

Çfarë trajton konkretisht?
Për dekada me radhë, Fin Wallace (Colm Meaney) ishte krimineli më i fuqishëm në Londër, por krejt papritur ai vritet dhe askush nuk e di se kush urdhëroi vrasjen. I biri, Sean Wallace (Joe Cole a.k.a vëllai i Tommy Shelby-t te “Peaky Blinders” ) së bashku me ndihmën e Ed Dumani (Lucian Msamati) dëshiron të zërë vendin e babait. Fuqia e tij shkakton zhurmë me bandat e Londrës, që përbëhen nga mafia shqiptare e drejtuar nga Luan Dushaj (Orli Shuka), bandat kurde, pakistaneze, italiane dhe të tjerë kriminelë. I vetmi që mund ta ndihmojë Sean është Elliot Finch (Sope Dirisu) që duket se ka një interes misterioz për familjen Wallace.

Cilët janë aktorët dhe karakteret shqiptare?
Orli dhe Eri Shuka, të martuar në jetën reale, luajnë rolin e një çifti shqiptar, Luanit dhe Mirlindës, që drejtojnë bandën shqiptare. Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit. Aktorja Arta Dobroshi vjen në personazhin e Florianës,

vogëlushja Chloe Sulaj në rolin e Bukuroshes, Azra Rexhepi si Elira dhe Florist Bajgora si Besmiri.
View this post on Instagram
Përsa i përket karaktereve shqiptare, aktori britanik Jag Patel në rolin e një taksisti shqiptar në Londër.
Ç’kanë thënë aktorët?
Në një intervistë për KultPlus në korrik të 2019-s, Eri Shuka u shpreh se takimi me krijuesit e “Gangs of London” ndodhi në vitin 2016. “Është shumë fantastike të jesh në një projekt të tillë dhe pjesë e një kaste si kjo, eksperiencë e re njëkohësisht. E kam shijuar shumë sezonin e parë dhe të shohim çfarë do të ndodhë tutje,” u shpreh aktorja. Më tej, shtoi:
“Kur na ofrojnë ndonjë projekt bashkë, pyetja e parë që na bëjnë: Jeni rehat të punoni bashkë? Unë dhe Orli e shijojmë shumë, është tamam festë. Punojmë shumë mirë bashkë. Orli është pak më serioz se unë në punë. Unë e marr më lehtë po me shumë qejf. Orli është pak kritik dhe ndonjëherë më thotë ‘Eri merre seriozisht’.”
Shuka shtoi se pjesë e kastit janë edhe aktorë të “Peaky Blinders” (Joe Cole) dhe “Game of Thrones” (Michelle Fairley).
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Nebal Basani u shpreh:
“Në 23 prill kishim premierën, por për shkak të karantinës, u bë premiera nëpërmjet ZOOM-it. Historia e ‘Gangs Of London’ ka të bëjë sesi funksionojnë bandat e Londrës, ka banda nga Turqia, Algjeria, etj. Unë jam në rolin e mafias shqiptare. Seriali është pritur mirë nga publiku dhe kritika. Ne luajmë thjesht një pjesë të realitetit, sepse është dhe e trilluar pak a shumë.”
View this post on Instagram