Celebrity

Vanessa Bryant për të bijën, në ditën e ditëlindjes: ‘Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë’

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2020

Vanessa Bryant për të bijën, në ditën e

Bashkëshortja e të ndjerit Kobe Bryant, Vanessa, i dedikoi disa fjalë të bijës, Gianna, në ditën që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 14.

Gianna, e cila nga miqtë dhe të afërmit njihej si Gigi, ndërroi jetë së bashku me të atin dhe shtatë persona të tjerë në një përplasje helikopteri në Kaliforni. Në Instagram, Vannesa shkroi:

“Gëzuar 14-vjetorin vogëlushja ime e ëmbël, Gianna. Mami të do shumë më shumë seç mund ta tregoj. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon çdo ditë. Do të doja që të zgjohesha dhe ti të ishe këtu me mua. Më mungon buzëqeshja dhe përqafimet e tua. Më mungon gjithçka e jotja, Gigi. Të dua kaq shumë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant) on

Nisur nga pseudonimi i famshëm i Kobe Bryant – Mamba e Zezë – Gigi njihej si Mambacita, një emër përkëdhelës përshtatur në gjuhën spanjolle. Gigi ishte ajo që riktheu Kobe në basketboll, fill pasi vuri re talentin e të bijës.