Shqipëria

Transporti ndërqytetas: Mund të rritet çmimi i biletës

Shkruar nga Anabel

5 Maj 2020

Transporti ndërqytetas: Mund të rritet çmimi i biletës

Duke filluar nga dita e hënë (4 maj) u lejua shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me vetën dy pasagjerë dhe anëtarë të një familjeje, ndërkohë që javën e ardhshme pritet që të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve, ndërkohë që nuk ka ende një vendim për transportin ndërqytetas me autobusë. Në një intervistë për ABC News, Kujtim Mema, kryetar i shoqatës “Transporti Kombëtar Interurban” u shpreh se për shkak të pandemisë, mund të rritet çmimi i biletës me 30%.

“Shumica e transportit ndërqytetës është me kredi bankare dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për t’i shlyer. Shtyrja e kredive është avantazh, por ato gjithsesi mbeten para që duhen shlyer.”

Në vijim shtoi:

“Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Me biletat aktuale dhe me gjysmë kapaciteti, nuk mbulohet asgjë. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të rritet me 30%, edhe pse pritet që të shihet se si do të vijojë situata.”

Gjatë komunikimit, Memaj u shpreh se në rast se linjat e transportit ndërqytetas nuk hapen këtë muaj, qeveria duhet të realizojë një paketë ndihme financiare për këtë biznes.