Celebrity

Vanessa gjen një letër të pahapur shkruar nga Kobe Bryant

Shkruar nga Anabel

5 Maj 2020

Vanessa gjen një letër të pahapur shkruar nga Kobe Bryant

Vanessa Bryant, ditëlindja e të cilës është sot, shkroi në Instagram se së fundmi zbuloi një zarf me një pusullë, të shkruar nga Kobe. Vanessa vendosi të priste ditëlindjen për të hapur zarfin.

“Dje gjeta një zarf ku shkruhej Për: Dashurinë e jetës sime. Nga: Tu Papi. Si për ironi, Kobe ka vendosur një foton time të vizatuar nga një artist, ku mua më ngre një engjëll."

Vanessa, e cila festoi 38-vjetorin këtë të martë, u shpreh se priti ditën e ditëlindjes për të hapur letrën.

“Të paktën kisha çfarë të prisja,” shkroi ajo.

Vanessa gjen një letër të pahapur shkruar nga Kobe Bryant

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe e bija, Gianna, ndërruan jetën së bashku me shtatë persona të tjerë në një përplasje helikopteri në Kaliforni.