Para se të blini fustanet e verës, kujtoni vetëm dy kushte: 1- të jetë i gjatë dhe 2- mundësisht me ngjyrë. Këtë sezon, fustanet e lirshëm, me printe, prerje në bel dhe të gjatë janë gjithë çfarë do të shihni.
Modele të tilla, mbulojnë çfarë doni ju dhe nxjerrin më të mirën e siluetës suaj.
Për nja pasdite të freskët vere, urdhëroni...
Mund ta imagjinoni veten paksa të nxirë nga plazhi, teksa vishni këtë fustan, kombinuar me shapkat/balerinat e preferuara.
Kur një mëngjes zgjohesh dhe ndjen se i përket botës së barbie-ve.
Për një darkë vere diku në periferi të qytetit...
Të fiksuarit pas materialeve, e dinë mirë sa vlerë ka një copë e tillë. Fustani "i trikotuar" do të nxjerrë formën më të mirë tuajën.
Veror, të freskët dhe sigurisht me detaje lulesh!
Burimi: Who What Wear