Prej muajsh një pjesë e mirë e jona ka shpenzuar kohë në kuzhinë më shumë se zakonisht. Një recetë e re në Instagram, na ka intriguar të gjithëve për ta provuar në shtëpi dhe pavarësisht rezultateve, përpjekjet ja kanë vlejtur.
Nëse keni dështuar në përgatitjet e deritanishme, ndoshta receta që keni provuar,thjesht nuk i shkon personalitetit tuaj. Prandaj, na thoni shenjën e horoskopit, t'ju themi recetën e famshme që duhet të gatuani se s'bën.
1. Dashi- Kek me Oreo
Një kek i tillë është kudo në Instagram dhe Tik Tok. Kërkon fare pak përbërës dhe përgatitet më shpejt nga çfarë imagjinoni ju.
2.Demi- Dalgona Coffee
Kafja më e famshme dhe më fotozhenike e momentit në internet. Nuk besojmë se ka ndonjë Dem që s'e ka provuar deri më tani, si fansa të komoditetit dhe gjërava në dukje luksoze. Përtej të tjerave, përgatitja është e thjeshtë dhe mjaft praktike.
3. Binjakët- Koktejl
Ju duhet vetëm akull, pak vodka dhe manaferra të ngrira.
4. Gaforrja-Bukë të pjekur
Gati për të mësuar si përgatitet një bukë e bërë vetë?
5. Luani-Çdo gjë që përfshin çokollatë.
6. Virgjëresha- Çdo pjatë me përbërës të shëndetshëm!
7. Peshorja- Petullat e famshme
Të ashtuquajturat baby pancakes, janë petullat më të famshme të Instagram-it dhe Tik Tok-ut, por shumë të thjeshta për t'u përgatitur.
8.Akrepi- Kek me çokollatë
Shpirti juaj është mjaftueshëm i komplikuar, prandaj kjo recetë ju përket në mënyrë të veçantë.
9.Shigjetari- Biskota
Jeni gjithmonë gati për aventurë, prandaj s'ju ndalon asgjë të eksperimentoni me biskota!
10. Bricjapi- Amareta me gjalp kikiriku
11.Ujori-Karrotat e famshme të rrethuara me bacon
Meqë s'keni frikë të provoni gjëra të reja, urdhëroni trendin e fundit. Receta virale e Tik Tok-ut do ca karrota, bacon dhe erëza.
12. Peshqit-Qumësht me krem luleshtrydheje
Fiks për shpirtin tuaj, të ndjeshëm dhe rozë.
Përshtatur nga Bustle