Vëllai i pilotit që drejtonte helikopterin që i mori jetën 9 njerëzve, përfshi këtu legjendën e NBA-së, Kobe Bryant, ka dhënë së fundmi një deklaratë, ku thotë se faji ishte gjithashtu i pasagjerëve.
Nisur nga hetimet dhe dokumentat zyrtare, ai thotë se pasagjerët janë treguar neglizhentë gjatë udhëtimit të tyre.
Në dokumentin e firmosur edhe nga Vanessa Bryant, thuhet se pasagjerët e dinin rrezikun në të cilin ishin përfshirë.
"Kjo neglizhencë ishte faktori kryesor që çoi në një dëm kaq të madh, për të cilat ky i pandehur (piloti) nuk mban përgjegjësi."
Të gjithë, përfshi këtu Kobe, e dinin mirë se kushtet e asaj dite nuk ishin të favorshme për të udhëtuar, por pavarësisht kësaj ata pranuan të fluturonin.
Edhe kompania përfaqësuese e helikopterit është përgjigjur në gjykatë ditën e hënë duke thënë se Bryant ishte në dijeni të kushteve dhe rreziqeve potenciale, por gjithsesi, nuk ishte faji i askujt për aksidentin. Ata e quajtën ngjarjen si "vullnet të Zotit".
Helikopteri u përfshi në një aksident fatal më 26 janar, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Mes 9 viktimave, humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gigi teksa udhëtonin për të parë një ndeshje basketbolli për të rinj.
Burimi: CNN