Ndryshe nga vendi ynë, ku nuk është njoftuar ende se kur mund të rifillojë aktivitetin transporti publik, ndonëse masat janë lehtësuar në të gjitha sektoret, duke përfshirë këtu edhe baret, lokat dhe restorantet, Kosova nga ana tjetër riktheu transportin publik.
Siç mund ta shihni në vijim në fotot e publikuara nga kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, transporti publik nuk do të ndalohet më, por do të përshtatet me masat kundër-Covid.
Numri maksimal i qytetarëve të pranishëm në urban do të jetë 20 dhe nuk do të lejohet hyrja pa maska. Nëpër urbanë janë vendosur dezinfektantë dhe shenja që ndalojnë uljen në pranë të dy personave. Të gjithë njerëzit që do të përdorin transportin publik duhet të kenë një vërtetim që janë në punë ose të udhëtojnë në orarin e lejuar të daljes.