Celebrity

Britney Spears tregon pse baluket janë kaq të rëndësishme për të!

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2020

Britney Spears tregon pse baluket janë kaq të rëndësishme

Britney Spears-in të gjithë e kujtojmë si një ikonë, por jo gjithnjë princesha e pop-it ka patur të njëjtin vlerësim për veten. Disa orë më parë, Britney përmes një postimi në Instagram foli për pasiguritë e saj dhe për komplekset që kishte në lidhje me pamjen.

Britney Spears tregon pse baluket janë kaq të rëndësishme

"Nuk kisha më baluke që nga klasa e tretë dhe më kujtohet si sot...Ka qenë diçka shumë e madhe për mua të ekspozoj ballin. Vetëm njerëzit e bukur në jug e bënin këtë dhe unë s'jam ndjerë ndonjëherë e tillë, prandaj s'isha e gatshme ta zbuloja. Kisha dhëmbë të shëmtuar dhe ndihesha si rosaku i shëmtuar. Mbaj mend që kam bërë një takim në një agjensi modelesh, por s'ndihesha fare e lezetshme, prandaj shkova në shtëpi dhe i thashë: "Ndoshta mund të bëhem dhe unë si vajzat e mëdha dhe të zbuloj ballin...Kështu bëra, por dukesha një tmerr edhe pse asokohe më pëlqente vetja. Ndoshta thellë thellë e dija që s'ngjaja bukur, por mendova të kundërtën meqë dukesha "cool".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Shkak për një rrëfim kaq të ndjeshëm u bënë baluket që këngëtarja ka sot. Kurrë s'do t'ja kishte marrë mendje që baluket e famshme do ta bënin të dukej shumë herë më të re.

Britney Spears tregon pse baluket janë kaq të rëndësishme

"Njerëzit zgjedhin mënyra të ndyshme për të mbrojtur veten. Kur vë baluket para fytyrës, ndihem e mbrojtur, njësoj siç ndihesha në klasë të 3-të."- përfundon ylli i muzikës.

Në fakt, nëse e shihni mirë nuk ka asgjë që nuk shkon me ballin e saj perfekt, por nëse dhe Britney e ka quajtur dikur veten "rosak i shëmtuar", duhet ta pranojmë faktin se të gjithë, në një moment a një tjetër kanë pasiguritë e tyre.