Showbiz dhe TV

Olta Boka shtatzënë për herë të parë?

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2020

Olta Boka shtatzënë për herë të parë?

Thuhet se Olta Boka është shtatzënë për herë të parë! Burime për Iconstyle bëjnë me dije se këngëtarja dhe partneri i saj janë në pritje të ëmbël. Vetë Olta, e njohur për privatësinë e saj, nuk ka bërë asgjë publike, por po të njëjtat burime thonë se barku i rrumbullakosur s'i ka shpëtuar më syrit të njerëzve.

Nuk dihet ende në ç'muaj të shtatzënisë është këngëtarja dhe as gjinia e bebushit. Prej shumë vitesh, këngëtarja është në një lidhje me Iv Rrokajn, djalin e një prej ish-deputetëve të LSI-së dhe pedagogut, Shezai Rrokaj.

Olta Boka shtatzënë për herë të parë?

Përsa i përket zgjedhjes së saj për të mos folur kurrë për jetën private, Olta është përgjigjur kështu:

“Mjaftohem me 2-3 informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do t’I hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë njeriu e mban për vete. Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran, jo njeriu që bën scoop-e. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë si temë, se pastaj fillojnë të bëjnë rezymenë e jetës”.