Numerologji

Sa herë shihni këtë orë, prisni diçka të mirë t'ju ndodhë

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2020

Sa herë shihni këtë orë, prisni diçka të

Ekziston besimi se kur rastis të shikon orën dhe ajo shënon 11:11, është mirë të shprehësh një dëshirë. Ndonëse të qenit katër 1-sha rresht mund të ngjajë një rastësi e zakonshme dhe e pakuptimtë, numerologjia, shkenca që merret me studimin e kuptimit të numrave ka një teori tjetër.

Çdo gjë që ka një pamje simetrike, si përshembull, katër 1-shat në orën 11:11, merr një vlerë të veçantë sipas numerologjisë dhe shkencave okulte. Fiset maja parashikonin një ngjarje të veçantë në 21 dhjetor të 2012-ës, në orën 11:11, dhe siç tani e dimë mirë, nuk kishte të bënte me fundin e botës. Ata parashikuan fundin e një Epoke të Errët, dhe ardhjen e ëngjëjve.

11:11 kuptohet si një kohë e mirë, kur ëngjëjt dhe forcat e së mirës i afrohen një njeriu. Thënë më qartë, është një orë e mirë. Nëse e shikon shpesh këtë orë, dhe ndalesh ta mendosh për një çast, besohet se mirësia e atij minuti merr kuptim dhe diçka e mirë do të ndodhë.

Sipas Doreen Virtue, një spiritualiste e famshme, nëse shikon shpesh këtë orë, është paralajmërimi i një kohe të mirë në jetën tuaj. Ajo shpjegon se duke pasur praninë e shpirtërave të mirë, forca juaj shpirtërore shumëfishohet.

Burimi: : Higher Perspectives