Shqipëria numëron zyrtarisht më shumë se 1,000 të infektuar me Covid-19, saktësisht 1,004 referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Mirëpo sado e frikshme të jetë një shifër me tre zero nga mbrapa, në fakt nuk na thotë asgjë.
Nëse “lexojmë” numrat, kuptojmë që aktualisht ka vetëm 177 të sëmurë aktivë me Covid-19. Pjesa dërrmuese, 795 janë të shëruar tashmë dhe të paktën 32 njerëz humbën jetën nga/me Covid-19.
Gjithnjë e më tepër duket se zvogëlohet harta e zonave me njerëz të infektuar. Elbasani, Mirdita dhe Korça kanë vetëm një person të sëmurë me Covid-19. Fieri numëron 4, Kamza 9 dhe Berati 10. Shifrat rriten në qytete si Shkodra (12 të infektuar) dhe Kruja (27 të infektuar).
Deri në këto momente, Tirana dhe Durrësi kanë numrin më të lartë me njerëz të prekur nga Covid-19, përkatësisht 59 dhe 53, mirëpo situata duket e menaxhueshme.