Në një postim në Instagram, Renato Mekolli kundërshtoi kufizimet e vendosura nga qeveria, duke i krahasuar me ato të Greqisë.
"Greqi-Athinë 24/05/2020. Çdo gjë hapur, sepse ka shtet. Këtu hap-mbyll dhe falimentim për të gjithë. Këtu është për t’u zhdukur sa më parë, se vetëm shtet që nuk kemi. Lokalet mbyllur, turizmi mbyllur dhe qershia mbi tortë, fundjavat nga tetori [pa makina] etj. Ej, seriozisht e keni? Me çfarë do punojnë restorantet dhe të gjithë ata që presin fundjavën? Po lini nam, çlironi Shqipërinë dhe lërini bizneset të marrin frymë.”
Përsa i përket fundjavës, kundër vendimit të qeverisë u shpreh edhe dietologia Blerina Bombaj përmes një postimi në Instagram. Vlen të thuhet se pikëpyetje në lidhje me fundjavën pa makina kanë edhe qytetarët.
“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: Këto restorantet që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë tre muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruan e u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorrën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjësë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin? Dua një përgjigje. Faleminderit për mirëkuptimin. P.S. Se harrova, që as nuk na u dha paga e luftës.”
Përpos këtyre, edhe aktori Florian Binaj shkroi në Instagram se “nuk do t’i bindet më urdhrave” sepse “nuk është dele”.
“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash, por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele!”