Një pjesë e punonjësve të administratës publike do të vazhdojnë punën në distancë. Një rregull i tillë është bërë tashmë zyrtar dhe është miratuar javën e kaluar, sipas Monitor.al.
Rregullorja qartëson se puna në distancë, pra duke mos shkuar në zyrë, për disa punonjës të administratës do të shihet rast pas rasti. Kjo do të thotë se do të merren në vlerësim disa elementë:
a) Vlerësimin e llojit të detyrave që ushtrojnë nëpunësit/punonjësit;
b) Evidentimin e rasteve të nëpunësive/punonjësve me patologji të ndryshme, të cilët janë më të rrezikuar në rast infektimi nga Covid-19;
c) Evidentimin e nëpunësve/punonjësve që kanë në kujdestari fëmijë deri në moshën 14 vjeç.
Sipas rregullores, puna në distancë online ka të njëjtën kohëzgjatje kohore si edhe puna në ambientet e punës së institucionit.
Rregullorja përcakton gjithashtu edhe mënyrën sesi do të jepen shërbimet për publikun për të evituar kontaktin ose mbipopullimin në zyra, sigurimin e masave shëndetësore, organizimi i mbledhjeve etj. Artikullin e plotë e lexoni në Monitor.al.