E keni vënë re kur para një bebushi ndodhet një qen gjigand dhe reagimi i parë dhe i vetëm prej tij është buzëqeshja, ndërkohë që të gjithë të rriturit kanë aktivizuar mimikën e tmerruar? E keni pyetur veten pse fëmijët e vegjël kanë frikë vetëm 2 gjëra: të rrëzohen dhe të dëgjojnë zhurma të forta?
Sipas një studimi, njerëzit lindin me vetëm 2 frikëra. Pra, i tremben të rrëzuarit dhe të dëgjuarit të zhurmave të forta.
Të gjithë frikërat e tjera janë të kushtëzuara nga mjedisi rrethues dhe kultura. Një fëmijë në një vend të varfër të Afrikës, do të ketë të tjera fobi në të ardhmen: s'do të mendojë as frikën nga plakja, rrudhat, efeket e makeup-it etj. Pra, është njësoj si të thuash askush nuk lind racist (dhe jo vetëm), por bëhet i tillë.
Pavarësisht kësaj, disa frikëra janë të rëndësishme për njeriun, sepse e mbajnë më të sigurtë. Si përshembull, frika për t'i qëndruar larg dikujt që ka një thikë në dorë, mund të shpëtojë një jetë. Ashtu siç ka frikëra të tjera, si përshembull të mos ndjekësh një pasion nga frika e dështimit,që ndikojnë në vendimet e të ardhmes.
Nëse njerëzimi do ta mësonte që ka lindur vetëm dy frikëra dhe gjithë të tjerat janë pasojë e kulturës, do të kishim të bënim me një qënie humane të pafrikësuar, por dhe kjo vjen me disavantazhet e saj. Shoqërisë i duhet një dozë e lehtë frike në nivelin e duhur, aq sa të jenë të aftë për ta patur nën kontroll.
Burimi: Medium