Hostel by Anabel

Një propozim për martesë? Ç’ndodhi në episodin final të Hostelit

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2020

Një propozim për martesë? Ç’ndodhi në episodin

Në episodin final të “Hostel by Anabel: Si n’jetë” – siç mund ta keni kuptuar edhe nga seria e mëparshme – Dea përveshi mëngët për të ndihmuar Ernestin që të propozojë për martesë Albertën. Ernesti nuk kishte asgjë në plan, por Dea – Virgjerëshë në horoskop – ia doli ta bindte se po, duhej t’i propozonte.

Takimi i tyre ishte i kuruar në detaje: qirinj, gjysmë-errësirë, lule, ushqim, pije dhe dy njerëz të dashuruar që flasin për lidhjen e tyre. Gjithçka mirë e bukur, deri këtu.

A do ta propozojë? Nëse jo, pse? Nëse po, a do të thotë ajo “Po, pranoj”? Mund të themi shumë gjëra, por kemi një video dhe nuk po bëjmë spoilers.