Celebrity

Chrissy Teigen hoqi implantet e gjoksit dhe në shtëpi ka festë

Shkruar nga Anabel

17 Qershor 2020

Chrissy Teigen hoqi implantet e gjoksit dhe në shtëpi ka festë

Chrissy Teigen, momentalisht po merr veten nga operacioni misterioz që u bë aq i famshëm në rrjet- heqja e implanteve të gjoksit! Ngjarjen e veçantë, Chrissy zgjodhi ta festojë familjarisht me një tortë në formë gjoski, ku sipër shkruheshin vitet e jetës së implanteve (2006-2020).

Chrissy Teigen hoqi implantet e gjoksit dhe në shtëpi ka festë

Në rast se nuk e dinit, modelja vendosi t'i nënshtrohej këtij operacioni për t'ju kthyer gjoksit natyral të saj, sepse kështu do të ndihet më komode.

Teigen vendosi implantet e gjoksit në 2006-ën, në fillimet e karrierës si modele, por që nga koha kur u bë nënë kuptoi që asaj epoke po i vinte fundit.

Chrissy Teigen hoqi implantet e gjoksit dhe në shtëpi ka festë

"Ata ishin kaq të mirë me mua për shumë vite, por thjesht u lodha. Dua të gjej më kollaj një fustan të masës time apo të shtrihem rehat. Jo më gjoks i madh, kështu që mos u shqetësoni për mua. Do të vazhdoj të kem gjoks, por jo atë që kisha."- shkroi modelja pak javë më parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Para disa ditësh, Chrissy zbuloi se operacioni u krye me sukses dhe e gjitha familja i dha lamtumirën e fundit implantene në mënyra të ndryshme. Fëmijët përmes vizatimeve, ndërsa tani, Teigen me një tortë aspak të zakonshme.

Chrissy Teigen hoqi implantet e gjoksit dhe në shtëpi ka festë

Burimi: BuzzFeed