Pak ditë më parë, ju prezantuam shkurtimisht në Instagram “365 Days” dhe këtu jemi për të tjera detaje. “365 Days” (në polonisht 365 DNI) është një film erotiko-dramatiko-romantik i bazuar në trilogjinë me të njëjtin emër të Blanka Lipi?ska.
Fabula bazohet te marrëdhënia e një gruaje të re nga Varshava, Laura Biel (Anna-Maria Sieklucka) me një burrë siçilian dominues, Massimo Torricelli (Michele Morrone).
Fillimisht filmi u transmetua në Poloni më 7 shkurt të këtij viti dhe më pas kaloi në Netflix, ku sigurisht fitoi gjithë vëmendjen e mundshme. Me fjalë të thjeshta, në “365 DNI”, Massimo e detyron Laura-n, pengun e tij, që të dashurohet me të dhe për t’u dashuruar ka 365 ditë kohë.
Skenat e seksit midis rrëmbyesit dhe pengut të tij janë konsideruar nga njerëzit si goxha të guximshme. Disa prej tyre, shkruajnë në Twitter se “’365 DNI’ e bëri ‘Fifty Shades of Grey’ të duket si film për fëmijë”.
Disa të tjerë, ndoshta njerëz pak më ekspertë, e konsiderojnë si “porno, por me stil”. Ralph Sutton, prezantues në podcast-in “Sex, Drugs & Rock ’n’ Roll”, tha për New York Post se “nuk është çudi që të ndërtohet një marrëdhënie bazuar te sindroma e Stokholmit, por gjatë filmit mungojnë detaje që të të bëjnë të kuptosh sa kohë ka kaluar”. Ai shtoi se në fund të fundit, nuk përfitoi ndonjë kënaqësi.
Alice Vaughn, prezantuese e “Two Girls One Mic” që bën vlerësime për pornot, tha po për New York Post: “A është argëtues? Pak a shumë. A është problematik? ‘365 DNI’ nuk u shkrua për të fituar Oscar. Filmi u krijua që gratë të shohin porno, pa u ndjerë në siklet se mund t’i gjykojë njeri”. Ok. Qartë!
Meqë mbërritët deri këtu, ky është Massimo.
Ky është traileri. Gjykojeni vetë.