Showbiz dhe TV

Çiljeta shtatzënë për herë të dytë?

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2020

Çiljeta shtatzënë për herë të dytë?

Çiljeta dhe partneri i saj, portieri Alban Hoxha, thuhet se do të bëhen sërish prindër. Panorama.com thotë se çifti është në pritje të ëmbël. Sipas po të njëjtave burimeve, Çiljeta është në muajin e parë të shtatzënisë.

Anabel.al iu drejtua Çiljetës për vërtetësinë e këtij lajmi, por këngëtarja preferoi të mos komentonte.

Çiljeta dhe Alban Hoxha janë prindër të dy djemve, nga martesat e mëparshme. Beko, djali i Albanit, erdhi në jetë në 2014-n dhe 16 ditë pas lindjes së tij, bashkëshortja e ndjerë e Hoxhës, Dori, ndërroi jetë si pasojë e një hemorragjie celebrale. Nga ana tjetër, Çiljeta është nënë e Fernandos. Në 2016-n, Çiljeta rrëfeu publikisht se ishte ndarë nga babai i Fernandos. “Chris ka një mentalitet krejt tjetër nga ne shqiptarët, prandaj edhe kjo ndarje nuk qe fare dramatike. Ai më kërkoi që të mësojmë të jemi shokë të mirë për Fernandon, vetëm ai ka rëndësi për ne,” theksoi ajo asokohe.

Përsa i përket marrëdhënies me Alban Hoxhën, Çiljeta tha në korrik të një viti më parë se “ka ndërmend të bëhet sërish nënë”.

“Pa diskutim që po. Kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë, kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë.” – u shpreh ajo për “Mirage”.